Ndërlidhjet

KOMBET E BASHKUARA


Ministri i Jashtëm i Shqipërisë Besnik Mustafaj ka kërkuar që Kosovës t'i jepet pavarësia e kushtëzuar nga Serbia dhe Mali i Zi.
Statusi përfundimtar i Kosovës "duhet të bazohet në vullnetin e lirë të popullit të Kosovës, të shprehur përmes metodave demokratike", tha Mustafaj.
Shefi i diplomacisë shqiptare mbrëmë i tha Asamblesë së Përgjithshme të KB se "pavarësia e kushtëzuar për Kosovën" do t'i "lejonte bashkësisë ndërkombëtare që për një periudhë të caktuar kohore ta vëzhgojë zhvillimin e plotë të institucioneve të Kosovës dhe shoqërisë së saj, si garancë për serbët dhe pakicat tjera".
Duke shfrytëzuar të drejtën për replikë, përfaqësuesi i Serbisë tha se ishte i befasuar që Shqipëria e ka ndryshuar politikën e saj dhe angazhohet për pavarësinë e Kosovës. Ndihmës sekretari i Jashtëm Miomir Udovicki tha se deklarata e Mustafajt, "nuk i kontribuon bashkëpunimit aq të nevojshëm ndërmjet Beogradit dhe Tiranës, por as stabilitetit në rajon".
XS
SM
MD
LG