Ndërlidhjet

GALVESTON/TEXAS


Dhjetëra mijëra njerëz filluan të evakuohen evakuar nga brigjet e Gjirit në Shtetet e Bashkuara, ndërsa uragani Rita i është drejtuar Teksasit.
Uragani ka arritur stuhinë e shkallës së 5-të dhe ka shpejtësi mbi 280 km/orë, ndërsa pritet që të shtunën të godasë zonën.
Presidenti George Bush, dje u bëri thirrje banorëve t'i marrin seriozisht kërcënimet nga uragani.
"Ne shpresojmë dhe lutemi që uragani Rita të mos jetë një stuhi shkatërrimtare. Por, ne duhet të jemi të gatshëm për më të keqen", tha presidenti Bush.
Kur uragani Katrina e goditi New Orleansin, ai ishte i kategorizuar në shkallën e 4-të.
XS
SM
MD
LG