Ndërlidhjet

KOMBET E BASHKUARA


Statusi final i Kosovës, "duhet të bazohet në vullnetin e lirë të popullit të Kosovës, të shprehur nëpërmjet të metodave demokratike", tha, pos tjerash, ministri i jashtëm i Shqipërisë, Besnik Mustafaj.
Mëtutje, mbrëmë vonë, duke folur në Asamblenë e Pëgjithshme të Kombeve të Bashkuara, zoti Mustafaj tha se "në këtë kontekst, pavarësia e kushtëzuar e Kosovës do ti mundësoj Bashkësisë Ndërkombëtare mbikëqyrjen e zhvillimit të plotë të institucioneve dhe të shoqërisë së Kosovës, duke shërbyer si garantues për serbët dhe minoritetet e tjera". Duke e përdorë të drejtën për replikë në Asamblenë e Përgjithshme, përfaqësuesi i Serbisë, Miomir Udoviçki e kundërshtoi fjalimin e zotit Mustafaj, duke thënë se "ju përkujtomë se Kosova është pjesë e Serbisë dhe se bisedat për statusin e ardhshëm do të bëhen ndërmjet Beogradit, Prishtinës dhe Bashkësisë ndërkombëtare". Agjencia Reuters nga Nju Jork mëtutje raporton se diplomatët kanë thënë se Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe Kombet e Bashkuara po e shqyrtojnë një formë të pavarësisë së kushtëzuar të Kosovës nën mbikëqyrjen e BE-së në neogociatat e ndërmjetësuara nga Kombet e Bashkuara, që do të fillojnë më vonë këtë vit.
XS
SM
MD
LG