Ndërlidhjet

LOS ANGJELES


Aeroplani i udhëtarëve i tipit Airbus A320 ka bërë aterim të sigurt të jashtëzakonshëm pasi rrotat ballore të tij ishin bllokuar në pozitën 90 shkallëshe nga ajo e drejtimit të aterimit. Aeroplani i kompanisë JetBlue me seli në Nju Jork, kishte qarkulluar për afro dy orë në ajr për ta zbrazë karburantin para se të bënte aterimin e detyruar. Asnjëri prej 139 udhëtarëve dhe 6 anëtarëve të ekuipazhit nuk ka pësuar lëndime. Gjatë transmetimit televiziv u pa flaka në rrotat e para, që nuk rrotulloheshin por rrëshqitnin në pistë por megjithatë aeroplani u ndal në vendin e duhur dhe në mënyrë të sigurtë.
XS
SM
MD
LG