Ndërlidhjet

logo-print

VJENË


Rusia e kundërshtoi sot propozim rezolutën e Bashkimit Evropian, që konsiderohej se ishte një kompromis. Në tekstin e ri ishte eliminuar kërkesa që Agjencia Ndërkombëtare për Energji Bërthamore ta paraqesë Iranin në Këshillin e Sigurimit, lidhur me programin e tij bërthamor, për vënien eventuale të sanksioneve. Por, ambasadori i Rusisë, Grigori Bordennikov ka thënë se edhe teksti i ri ishte i ashpër ndaj Iranit. Vendet perëndimore kanë shprehur shqetësime se Irani fshehtas po zhvillon armatim bërthamor. Teherani këmbëngulë se programi atomik ka për qëllim prodhimin e energjisë për nevoja civile.
XS
SM
MD
LG