Ndërlidhjet

SHKUP


Zyrtari i lartë i Departamentit të Shtetit Kurt Voker ka deklaruar se Maqedonia ende nuk është e gatshme për t'u anëtarësuar në NATO.
Voker i bëri këto komente pas vendimit që samiti i NATO-s, në të cilin duhej të shqyrtohet pranimi i anëtarëve të rinj në aleancën, të mbahet në vitin 2008 e jo në vitin e ardhshëm.
"Ne asnjëherë nuk kemi thënë se në vitin 2006 Maqedonia do të bëhet anëtare e NATO-s", ka thënë Voker, duke shtuar se ky vend duhet t'i vazhdojë reformat, luftën kundër korrupsionit, dhe të vendosë sundimin e ligjit dhe demokracisë.
XS
SM
MD
LG