Ndërlidhjet

logo-print

BAGDAD


Së paku 5 persona u vranë dhe 17 u plagosën nga shpërthimi vetëvrasës në një minibus sot në Bagdad. Në një sulm tjetër me bombë, u vra 1 ushtar amerikan edhe 1 tjetër u plagos. Më herët, presidenti amerikan George Bush përsëriti përkushtimin e tij për mbajtjen e trupave amerikane në Irak deri në stabilizimin e gjendjes.
"Ne do t'u mohojmë terroristëve vendin e sigurtë në Irak. Do të vazhdojmë të trajnojmë më shumë forca irakiane, që të marrin përgjegjësitë për operacionet bazë të sigurisë" tha Bush, sipas të cilit forcat amerikane do të fokusohen në kapjen e terroristëve, siç është Abu Mussab Zarqavi.
XS
SM
MD
LG