Ndërlidhjet

HERZLIJA/IZRAEL


I mbijetuari i Holokaustit dhe hetuesi i krimeve të luftës së nazistëve, Simon Wiesenthal u varros sot në Izrael. Dekani dhe themeluesi i qendrës "Simon Wiesenthal" në Los Angjelos, Rabin Marvin Hier tha se ai ishte "ndërgjegja e Holokaustit".
"Pak herë në histori kemi mundësinë që të mbajmë mend një njeri, i cili foli për gjeneratat e jo vetëm për fqinjët e tij; i cili u mundua dhe punoi, jo vetëm për ata që i njihte, por edhe për ata që nuk kishin lindur ende, në mënyrë që t'u siguronte një botë më të mirë" tha Hier.
Wiesenthal kishte ndihmuar sjelljen para drejtësisë të më shumë se 1.100 kriminelëve nazistë.
XS
SM
MD
LG