Ndërlidhjet

logo-print

PRISHTINË


Shefi i Zyrës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Philip Goldberg, tha sot në Prishtinë se shpresonte që të gjithë liderët politikë dhe institucionalë të Kosovës të bashkohen dhe të përfaqësojnë sa më mirë Kosovën në bisedat për statusin. Këto komente zoti Goldberg i ka bërë pas një takimi me kryetarin e Kuvendit të Kosovës Nexhat Daci, me të cilin kanë biseduar lidhur me seancën e ardhshme të parlamentit të Kosovës në të cilën do të diskutohet për grupin negociator të Kosovës, që e ka shpallur presidenti Rugova javën e kaluar.
"Në takim janë diskutuar edhe çështje të tjera që kanë të bëjnë me përgatitjet lidhur me bisedimet për statusin politik, që duhet të fillojnë pas raportit të ambasadorit Kai Eide, nëse është pozitiv, për ç’gjë shpresojmë”, u shpreh Goldberg.
XS
SM
MD
LG