Ndërlidhjet

NJU ORLEANS


Shirat e rrëmbyeshme shkatërruan pendën mbrojtëse në Nju Orleans, gati një muaj pasi uragani Katrina kishte shkatërruar qytetin. Qendra nacionale për uraganët në Majami tha se uragani "Rita", që pritet të godas nesër, tani klasifikohet si shtërngatë e shkallës së tretë. Presidenti i Shteteve të Bashkuara George Bush premtoi se ndihmat do të jenë të shpejta.
"Puna jonë është të ndihmojmë, të përgatisim për ndihmë njerëzit që të ruajnë jetërat e tyre si dhe t'u ndihmojmë të goditurve nga uragani që të marrin sërish veten" tha Bush.
Uragani po shkakton shira dhe erëra të fuqishme me shpejtësi më shumë se 200 kilometra në orë.
XS
SM
MD
LG