Ndërlidhjet

logo-print

GAZË


Së paku 4 palestinezë u vranë nga sulmet ajërore të Izraelit, që pasuan përtërirjen e dhunës në Rripin e Gazës. Dëshmitarët thanë se një helikopter izraelit hapi zjarr ndaj dy veturave me pjesëtarë të lëvizjes militante Hamas. Aksionet e Izraelit ishin kundërgjigje ndaj sulmeve të mbrëmshme të militantëve. Ministri i mbrojtjes i Izraelit Shaul Mofaz premtoi se në këto sulme forcat izraelite do të kthejnë "përgjigje të qartë".
Këto ishin sulmet e para të Izraelit që nga finalizimi i tërheqjes, me 12 shtator.
XS
SM
MD
LG