Ndërlidhjet

UASHINGTON/LONDËR


Mijëra demonstrues kundër luftës u mblodhën sot jashtë Shtëpisë së Bardhë në Uashington, duke kërkuar tërheqjen e trupave amerikane nga Iraku. Në mesin e folësve ishte edhe Cindy Sheehan, djali i së cilës ishte vrarë në Irak vitin e kaluar dhe anëtari i parlamentit britanik, George Galloway. Marsh protestues u mbajt edhe në Londër ku mijëra persona kërkuan tërheqjen e trupave britanike nga Iraku. Policia e Londrës tha se në këtë tubim ishin afro 100 mijë pjesëmarrës. Demonstrata të vogla u mbajtën në Oslo dhe në Helsinki. Në Paris afro 120 vetë protestuan afër ambasadës së Shteteve të Bashkuara.
XS
SM
MD
LG