Ndërlidhjet

VJENË


Bordi i guvernatorëve i Agjncisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore, në takimin në Vjenë, e miratoi sot një rezolutë të propozuar nga Bashkimi Evropian, që krijon mekanizmin për raportim pë Iranin në Këshillin e Sigurimit. Në këtë rezolutë thuhet se "ekziston një mungesë e besimit" se programi atomik i Iranit është ekskluzivisht paqësor. Shtetet e Bashkuara e përshëndetën këtë rezolutë, por Kina dhe Rusia, që janë anëtarë të Këshillit të Sigurimit me të drejtë vetoje, e kundërshtuan atë.
XS
SM
MD
LG