Ndërlidhjet

JERUSALEM


Kryeministri izraelit Ariel Sharon ka urdhëruar sulme të vazhdueshme ushtarake "me të gjitha mjetet" kundër militantëve palestinezë, si përgjigje për raketimet e tyre nga Rripi i Gazës. Rreth 20 palestinezë u plagosën sot në sulmet ajrore të ushtrisë izraelite në Rripin e Gazës.
Kryeministri palestinez Ahmed Qurie tha se bashkësia ndërkombëtare duhet të marrë përgjegjësitë e saj, ndryshe situata mund të dalë jashtë kontrollit.
"Izraeli duhet të ndal dhunën në Gazë. Ata nuk duhet të jenë këtu. Ata filluan përsëri, prandaj cilido lloj i agresionit duhet të ndalet" tha Qurie.
Po sot, në Bregun Perëndimor ushtria izraelite tha se arrestoi rreth 150 militantë të dyshuar të Hamasit dhe Jihadit Islamik.
XS
SM
MD
LG