Ndërlidhjet

TEHERAN


Ministri i Jashtëm i Iranit e hodhi poshtë si "të papranueshme" rezolutën e Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore, të miratuar dje. Manoucher Mottaki tha se Irani nuk do të heq dorë nga e drejta për zhvillimin e teknologjisë bërthamore për qëllime paqësore.
"Ne nuk besojmë në aksione të kundërligjshme dhe nuk jemi të obliguar të zbatojmë protokole shtesë për inspektimet e agjencisë. Por, jemi gati të negociojmë me vende të ndryshme" tha Mottaki. Rezoluta e miratuar dje kërcënon që çështja e programeve bërthamore të Iranit do të dalë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, që mund të vendos sanksione ndaj Teheranit.
XS
SM
MD
LG