Sekretari i jashtëm britanik Jack Straw tha se Bashkimi Evropian dëshiron të vazhdojë negociatat me Iranin rreth programeve bërthamore. Bordi i Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore vendosi dje që çështja t'i raportohet Këshillit të Sigurimit të OKB-së, që mund të vendos sanksione ndaj Iranit. Ministri i jashtëm iranian, Manuchehr Mottaki tha se kjo rezolutë është e papranueshme.
"Ne nuk besojmë në aksione të kundërligjshme dhe nuk jemi të obliguar të zbatojmë protokole shtesë për inspektimet e agjencisë. Por, jemi gati të negociojmë me vende të ndryshme" tha Mottaki.
"Ne nuk besojmë në aksione të kundërligjshme dhe nuk jemi të obliguar të zbatojmë protokole shtesë për inspektimet e agjencisë. Por, jemi gati të negociojmë me vende të ndryshme" tha Mottaki.