Ndërlidhjet

BEMONT


Banorët në Teksas dhe Luiziana filluan pastrimin e zonave të goditura dje nga uragani Rita. Stuhia rrëzoi drunjë dhe shkaktoi përmbytje, mirëpo bëri më pak dëme se sa uragani Katrina muajin e kaluar. Vetëm 1 person vdiq nga Rita, krahasuar me më shumë se 1.000 viktima të uraganit të mëparshëm.
Presidenti George Bush foli para punëtorëve të emergjencës në kryeqytetin e Teksasit, Austin. Ai tha se këto janë kohë fatkeqe. "Por unë shpresoj se gjeni pak rehati duke e ditur se ka shumë njerëz të cilët punojnë jashtë orarit për t'u ruajtur dhe për t'u ndihmuar juve" tha Bush.
Ndërkaq, governatori i Teksasit Rick Perry tha se rafineritë e naftës në këto zona i kanë shpëtuar stuhisë pa dëme të mëdha.
XS
SM
MD
LG