Ndërlidhjet

logo-print

QYTETI I GAZËS


Forcat ajrore izraelite kanë bombarduar një fushë të hapur në veri të Rripit të Gazës, nga ku militantët palestinezë kanë sulmuar territoret izraelite. Sulmet e Izraelit kanë si cak armatimet e grupeve militante. Nga ana tjetër grupi militant Hamas ka deklaruar se do të ndërpresë sulmet ndaj Izraelit.
Ministri palestinez i planifikimit, Ghassan al Khatib ka deklaruar se tashmë i takon Izraelit të bëjë të njëjtën gjë.
"Ne mirëpresim përgjigjen pozitive të ardhur së fundi nga disa fraksione, përfshirë Hamasin, për armëpushim. Ne presim që Shtetet e Bashkuara dhe katërshja diplomatike për Lindjen e Mesme të bëjë përpjekjet e nevojshme për të bindur Izraelin për armëpushim dhe t'i japë fund sulmeve të vazhdueshme ndaj palestinezëve", tha al Khatib.
Veprimet e Izraelit kanë ardhur derisa kryeministri Ariel Sharon përballet me sfida brenda partisë së tij.
XS
SM
MD
LG