Ndërlidhjet

TIRANË


Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Besnik Mustafaj ka kërkuar pavarësi të kushtëzuar për Kosovën, në mënyrë që popullit të Kosovës t'i jepet një ide e qartë për të ardhmen. "Nëse kosovarët mund të shohin një dritë në fund të tunelit ata do të jenë më të qartë rreth të ardhmes dhe do të jenë më të motivuar për të punuar. Stabiliteti dhe paqja janë të siguruara kur mënjanohet paqartësia", ka deklaruar Mustafaj në një intervistë për agjencinë e lajmeve Reuters.
Bisedimet për statusin duhen përshpejtuar nisur dhe nga gjendja shëndetësore e presidentit Rugova, i cili sipas kryediplomatit të Shqipërisë "është një figurë e pazëvendësueshme, që mund të përcaktojë tonin e bisedimeve dhe që ka kurajon për kompromise".
XS
SM
MD
LG