Ndërlidhjet

BELFAST


Ushtria republikane irlandeze, IRA, ka dorëzuar arsenalin e saj të armëve dhe municionit.
IRA përmes një deklarate ka theksuar se nuk është më koha për të përdorur armët.
Gjenerali kanadez, John de Chastelain, i cili ka mbikqyrur procesin tha se ishte i kënaqur.
"Për disa javë anëtarët e komisionit të çarmatimit kanë bashkëpunuar me përfaqësuesit e IRA-s për të zbatuar mandatin tonë për çarmatim. Ne i kemi raportuar qeverisë britanike dhe irlandeze për ato që kemi vërjetur dhe verifikuar, duke sekuestruar sasi të mëdha armatimi nga IRA", tha gjenerali kanadaz i ngarkuar me operacionin e çarmatimit.
Ndërkaq kryeministri Blair duke folur rreth këtyre zhvillimeve ka shtuar:
"Unë realisht mendoj se kjo na jep shpresë se pas gjithë këtyre viteve, disa prej të cilëve kanë qenë të vështira, procesi i paqes në Irlandën e Veriut mund të realizohet. Dhe derisa rritet besimi mes palëve ne mund të bëjmë atë që populli i Irlandës së Veriut dëshiron, t'ia lëmë atyre ta marrin vendimin për të ardhmen e vet."
XS
SM
MD
LG