Ndërlidhjet

NJU ORLEANS


Banorëve të Nju Orleansit, të cilët u larguan për shkak të uraganëve Katrina e Rita, iu është thënë të kthehen në shtëpitë e tyre.
Zyra e kryebashkiakut ka bërë të ditur se pronarët e bizneseve në një numër zonash do të mund të kthehen, ndonëse pjesa dërrmuese e qytëetit do jetë nën mandatin e evakuimit të detyrueshëm.
Çmimet e naftës nuk kanë pësuar rritje pasi u mësua se uragani Rita shkaktoi shumë më pak dëme së ç'pritej, por sërish rafineritë e naftës në Gjirin e Meksikës mbeten të kërcënuara nga katastrofat natyrore. Lidhur me këto probleme presidenti Bush ka deklaruar:
"Stuhitë kanë treguar sa e brishtë është baraspesha mes kërkesës dhe ofertës në Amerikë. Unë shpesh them se një nga problemet më të këqija për ne është se varemi nga burimet e huaja të naftës e gazit. Por është e qartë se ne gjithashtu varemi nga aftësitë e vendit tonë për të bërë përpunimin e këtyre produkteve dhe ne kemi nevojë për më shumë rafineri."
XS
SM
MD
LG