Ndërlidhjet

PRISHTINË


Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Nexhat Daci, ka mbledhur sot në një takim të përbashkët përfaqësuesit e nëntë subjekteve parlamentare, në përpjekje për arritjen e konsensusit për grupin negociator që do të merret me bisedimet eventuale për statusin përfundimtar. Grupi negociator është shpallur nga kryetari i Kosovës, Ibrahim Rugova, i cili ka kërkuar që përbërja e këtij grupi të miratohet në Kuvend. Takimi i sotëm i zotit Daci me subjektet parlamentare zhvillohet vetëm një ditë para se kërkesa e zotit Rugova të shqyrtohet në seancën e nesërme të Kuvendit.
Ndërkaq pasditen e sotme takohen kryetari Rugova dhe shefi i UNMIK-ut Jessen Petersen.
XS
SM
MD
LG