Ndërlidhjet

PRISHTINË


Presidenti Ibrahim Rugova i bëri thirrje Kuvendit të Kosovës që në mbledhjen e nesërme ta miratojë ekipin negociator për statusin, që ai e ka propozuar dy javë më parë. Këtë thirrje presidenti Rugova e bëri sot, në rezidencën e tij në Prishtinë, pas një takimi me shefin e UNMIK-ut, Soren Jessen Peterssen. Rugova tha se Kosova dhe udhëheqja e saj është në pritje të raportit të ambasadorit Eide, dhe njëkohësisht po bëhen përgatitje që sipas rrugës ndërkombëtare të hapen bisedat për të ardhmen e Kosovës. Ndërkaq, shefi i UNMIK-ut tha se nuk ka më kohë për t’u humbur.
"Jemi shumë afër dhe Kosova duhet të jetë e përgatitur, ndërkohë që nisma e presidentit ka synuar për ta përgatitur Kosovën dhe besoj se të gjithë liderët politikë do t’i marrin përgjegjësitë e tyre", tha shefi i UNMIK-ut Jessen Petersen.
Ndërkohë, Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Nexhat Daci ftoi sot në një takim të përbashkët përfaqësuesit e nëntë subjekteve parlamentare, në përpjekje për arritjen e
konsensusit për grupin negociator për statusin e Kosovës. Mirëpo, në këtë takim nuk ka marrë pjesë përfaqësuesi i LDK-së dhe ai i PDK-së.
XS
SM
MD
LG