Ndërlidhjet

logo-print

TEHERAN


Ministria e jashtme e Iranit kërcënoi se do të hakmerret ndaj vendeve që votuan kundër Teheranit në Agjencinë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore.
"Ne do të marrim në konsideratë bashkëpunimin ekonomik me vendet që u sollën armiqësisht ndaj nesh" tha zëdhënësi Hamid Resa Asefi. Teherani gjithashtu tha se mund të rifillojë pasurimin e uraniumit si hakmarrje ndaj përpjekjeve për ta adresuar çështjen e programeve bërthamore në OKB.
Rusia i bëri thirrje Teheranit që të mos i realizojë këto kërcënime, por tha se nëse dëshiron, Teherani ka të drejtë të veprojë kështu.
XS
SM
MD
LG