Ndërlidhjet

QYTETI I GAZËS


Aeroplanët izraelitë sot kryen sulme të reja në Rripin e Gazës, ku shkaktuan ndërprerjen e plotë të energjisë elektrike dhe shkatërruan tre ndërtesa qeveritare.
Zyrtarë të ushtrisë izraelite thanë se për momentin nuk ka plane për ndërprerjen e sulmeve ajrore ndaj caqeve të militantëve palestinezë. Sulmet e sotme kishin në shënjestër zyrat e fraksionit Fatah dhe të dy grupeve tjera militante palestineze, ndërsa në Bregun Perëndimor, forcat izraelite i bombarduan zyrat e grupit militant Hamas në Qalqiliya dhe Tulkarem.
XS
SM
MD
LG