Ndërlidhjet

PRISHTINË


Me shumicë votash, Kuvendi i Kosovës ka miratuar sot vendimin e presidentit Ibrahim Rugova për formimin e grupit negociator për bisedimet për statusin e Kosovës. Deputetët e dy grupeve opozitare(PDK dhe ORA) abstenuan nga votimi. Partia Demokratike kritikoi emërimin e ekipit, duke thënë se ky ishte një hap i njëanshëm. Kryeadministratori Petersen dhe kryeministri Kosumi përshëndetën miratimin e vendimit të presidentit Rugova për përbërjen e ekipit negociator për bisedime.
XS
SM
MD
LG