Ndërlidhjet

logo-print

BEOGRAD


Vendi i përfaqësuesve politikë të serbëve të Kosovës, në bisedimet e ardhshme për statusin përfundimtar, duhet të jetë në ekipin e Beogradit, ka thënë sot ministri i jashtëm i unionit Serbi - Mali i Zi, Vuk Drashkoviq. Duke u shprehur për një propozim të një pjese të serbëve të Kosovës, që t'ju mundësohet formimi i një ekipi të veçantë për bisedime, në një intervistë për radion B92, zoti Drashkoviq ka thënë se "kjo nuk mund të ndodhë" duke shtuar se "ata duhet të jenë vetëm në kuadër të ekipit të Serbisë".
XS
SM
MD
LG