Ndërlidhjet

STRASBURG


Parlamenti Evropian sot e ka shtyrë votimin për ratifikimin e marrëveshjes së unionit doganor të Truqisë me Bashkimin Evropian, në të cilën përfshihen edhe 10 vendet anëtare që ishin pranuar vitin e kaluar. Deputetët konservativë të Parlamentit Evropian kanë kërkuar që Turqia duhet ta tërheqë deklaratën për mosnjohjen e Qipros, para se marrëveshja të ratifikohet. Turqia refuzon ta njohë pjesën greke të Qipros. Lidhur me këtë çështje, diskutoi edhe komisionari për zgjerim i BE-së, Oli Rehn:
- Njohja e të gjitha vendeve anëtare është komponentë e domosdoshme në procesin e pranimit. Në këtë aspekt, Bashkimi Evropian thekson rëndësinë e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Turqisë dhe të gjitha vendeve anëtare, sa më shpejtë që të jetë e mundur.
Anëtarët e Parlamentit Evropian sot poashtu janë shprehur se Turqia duhet ta vlerësoj si gjenocid vrasjen e armenëve në vitin 1915 nën sundimin otoman. Kjo rezolutë, që nuk është e karakterit obligues, me gjasë do ta hidhëroj Turqinë, që thotë se vrasjet e armenëve nuk ishin gjenocid sistematik.
XS
SM
MD
LG