Ndërlidhjet

JERUSALEM


Zëvendës ministri i mbrojtjes i Izraelit, Zeev Boim i ka tërhequr vërejtjen sot grupit militant palestinez, Hamas që të mos përpiqet të ndërmarrë kurrfarë sulmesh nga Gaza dhe nga Bregu Perëndimor, duke thënë se Izraeli nuk do të toleroj një përshkallëzim të tillë. Këto komente ai i bëri pasi ushtarët izraelitë sot i sulmuan objektet e ndërlidhura me Hamasin në qytetet Kalkilia dhe Tulkarem në Bregun Perëndimor. Në orët e mëngjesit, forcat e Izraelit ndërmorën sulme ajrore edhe kundër ndërtesës që shfryzëtohej nga partia udhëheqëse Fatah dhe nga dy grupe të vogla militante në qytetin e Gazës. Sulmet e fundit ajrore dhe tokësore të Izraelit u bënë pas një serie të goditjeve me predha në Izrael nga ana e militantëve palestinezë në Gazë. Para më se dy javësh Izraeli i tërhoqi vendbanimet hebreje dhe forcat e veta nga Gaza.
XS
SM
MD
LG