Ndërlidhjet

KOMBET E BASHKUARA


Diplomati Kai Eide gjatë javës së ardhshme do të rekomandoj fillimin e bisedimeve të ndërmjetësuara nga Kombet e Bashkuara për përcaktimin e statusit final, që me gjasë, mund të çojë te pavarësia e kushtëzuar e Kosovës, ka thënë sot një diplomat evropian, transmeton agjencia Reuters. Ky diplomat, që për shkak të ndjeshmërisë së çështjes, nuk ka dashur të identifikohet, ka thënë se "kjo është çështje e menagjimit të procesit drejt pavarësisë së kushtëzuar". Mëtutje ky diplomat është shprehur se raporti i diplomatit Kai Eide, gjatë javës së ardhshme, pritet ti paraqitet sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Kofi Annan, ndërsa për publikimin e raportit do të vendosë zoti Anan. Sipas këtij diplomati, pastaj zoti Anan do të vendosë se a do të fillojnë dhe kur bisedat për status.
XS
SM
MD
LG