Ndërlidhjet

NOVI SAD


Avokati i Fondit për të Drejtën Humanitare, Dragolub Todoroviq ka deklaruar sot se dëshmitarët e krimit në Maçkaticë, ku dyshohet se në një fabrikë janë djegur kufomat e shqiptarëve të Kosovës, po frikësohen që të dëshmojnë publikisht. "Ky krim ka ndodhë, ekzistojnë dëshmitarët, por ata kanë frikë të dëshmojnë publikisht me emër e mbiemër", i tha sot agjencisë Beta, avokati Todoroviq. Ai mëtutje ka vlerësuar se organet shtetërore nuk kanë bërë aq sa duhet për ta hetuar seriozisht "rastin Maçkatica" dhe ka vlerësuar se autoritetet po përpiqen që tërë këtë rast ta fshehin. Fondi për të Drejtën Humanitare në fund të vitit të kaluar kishte konstatuar se në furrënaltat e fabrikës së Maçkaticës, në mënyrë sistematike janë djegur kufomat e shqiptarëve, të cilët forcat ushtarake dhe policore serbe i kishin vrarë gjatë luftës në Kosovë. Sipas këtij fondi , kufomat janë djegur në maj të vitit 1999 gjatë bombardimeve të Natos. Fondi për të Drejtën Humanitare thotë se organizatorë kryesorë të këtij aksioni ishin zyrtarët e lartë politikë dhe policorë të Serbisë.
XS
SM
MD
LG