Ndërlidhjet

UASHINGTON


Presidenti amerikan, George Bush ka tërhequr vërejtjen sot mundësinë e shtimit të sulmeve të kryengritësve në Irak para referendumit për Kushtetutën, që mbahet muajin e ardhshëm dhe krijimit të qeverisë së re në Bagdad.
- Terroristët e kanë një histori të përshkallëzimit të sulmeve para zhvillimeve madhore politike. Dy zgjedhjet kryesore po afrohen shpejtë. Me afrimin e këtyre ngjarjeve të mëdha, mund të presim se do të shtohet dhuna nga terroristët, tha presidenti amerikan, George Bush. Ai mëtutje tha se forcat qeveritare irakiane dhe ato të koalicionit janë të gatshme që situatën ta mbajnë nën kontroll. Këto komente presidenti Bush i bëri në Shtëpinë e Bardhë pas takimit me dy gjeneralë të lartë të ushtrisë amerikane, George Casey dhe John Abizaid.
XS
SM
MD
LG