Ndërlidhjet

logo-print

PRISHTINË


Partia Demokratike e Kosovës, në opozitë, ka kërkuar që në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës të miratohet një rezolutë, që ka të bëjë me zhvillimet e ardhshme për përcaktimin e statusit përfundimtar të Kosovës. Kryetari i kësaj partie, Hashim Thaçi ka sqaruar se me këtë rezolutë nga Kuvendi kërkohet që të rikonfirmoj vullnetin politik të qytetarëve dhe të institucioneve të Kosovës për një shtet të pavarur dhe sovran. Sipas zotit Thaçi, Kuvendi duhet të marrë qëndrim për mosnegocim të pavarësisë së Kosovës dhe që çdo vendim politik për statusin, që mund të dalë nga bisedimet ose marrëveshjet, duhet të ratifikohet në Kuvend.
XS
SM
MD
LG