Ndërlidhjet

logo-print

BRUKSEL


Presidenti i unionit Serbi – Mali i Zi, Svetozar Maroviq tha mbrëmë vonë se me zyrtarin e lartë të Bashkimit Evropian, Havier Solana ka arritur "pajtueshmëri të plotë" që në mënyrë efikase dhe me të gjitha forcat të lëvizet kah integrimi në BE. Ai mëtutje tha se ministrat e jashtëm të vendeve anëtare të BE-së, më 3 tetor, do ta miratrojnë mandatin për bisedimet me unionin Serbi – Mali i Zi për stabilizim – asocim. Zoti Maroviq ka thënë se çështja e referendumit për statusin e Malit të Zi dhe zgjidhja e statusit të Kosovës nuk duhet ta rrezikojnë "prioritetin evropian". Ai mëtutje u shpreh se me zotin Solana ka biseduar edhe për Kosovën, duke thënë se në Bashkimin Evropian është një bindje e përgjithshme se kjo çështje duhet të zgjidhet ashtu që "të synohet kah qëllimet evropiane dhe evropianizimi i Kosovës".
XS
SM
MD
LG