Ndërlidhjet

TIRANË


Bashkimi Evropian beson se do të nënëshkruajë së shpejti marrëveshjen, e cila do sigurojë marrëdhënie më të ngushta mes Shqipërisë dhe Unionit.
"Shumë shpejt ne do të vijmë në situatën e përfundimit të bisedimeve të asocimit", ka deklaruar Reinhard Priebe, drejtor për Ballkanin Perëndimor gjatë raundit të rradhës që po zhvillohet në Tiranë.
Bisedimet mes delegacionit të Bruskelit dhe Tiranës u përqëndruan në planet e qeverisë Berisha për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar si dhe për të zgjidhur probleme të tilla si çështjet e pronësisë dhe përmirësimin e punës së administratës.
Nëse raporti i nëntorit do jetë i kënaqshëm marrëveshja mund të arrihet në fillim të vitit, bëjnë të ditur burimet e Bashkimit Evropian.
XS
SM
MD
LG