Ndërlidhjet

KABUL


Bashkimi Evropian ka ngritur sot shqetësimet për manipulime gjatë zgjedhjeve të fundit në Afganistan.
Sipas një deklarate në një numër provincash ka pasur kërcënime ndaj votuesve apo mbushje të paligjshme të kutive të votimit. Brukseli zyrtar ka theksuar se informacionet për manipulime janë arsye për shqetësim dhe i kanë bërë thirrje komisionit të drejtuar nga Kombet e Bashkuara që t'i hetojnë këto raste seriozisht.
Afganistani zhvilloi më 18 shtator të parat zgjedhje parlamentare në më shumë se 35 vjet.
XS
SM
MD
LG