Ndërlidhjet

PRISHTINË


Komisioneri i Policisë së Kombeve të Bashkuara, Kai Vittrup, ka shpallur një shpërblim prej 5 mijë eurosh për informacionet që mund të çojnë në arrestimin dhe dënimin e personave përgjegjës për sulmin ndaj kolonelit të Shërbimit Policor të Kosovës, Dejan Jankovic, më 28 shtator. Një grup i panjohur që e quan veten "Garda vullnetare serbe" ka marrë përsipër sulmin ndaj kolonelit Jankoviç përmes një deklarate për mediat, njofton agjencia e lajmeve AP.
Komisioneri i Policisë gjithashtu e ka rritur shpërblimin prej 2 mijë në 5 mijë euro për çdo informacion që mund të çojë në arrestimin e përgjegjësve për vrasjen e dy serbëve dhe plagosjen e dy të tjerëve, më 27 gusht në magjistralen Ferizaj –Shtërpce.
XS
SM
MD
LG