Ndërlidhjet

PRISHTINË


Kryeministri i Kosovës, Bajram Kosumi, shpreson që të jetë arritur marrëveshja për çështjen e statusit të Kosovës deri në mesin e vitit 2006. "Besoj se në qershorin e vitit 2006 çdo gjë do të jetë e përfunduar", tha Kosumi në një intervistë për agjencinë e lajmeve AP.
Më tej në intervistën në fjalë kryeministri i Kosovës ka theksuar se nuk pret kontakte të drejtpërdrejta me Beogradin para 2006 dhe se të dyja palët ndoshta do të diskutojnë për çështjet më të ndjeshme përmes ndërmjetësuesve të Kombeve të Bashkuara.
XS
SM
MD
LG