Ndërlidhjet

TIRANË


Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ka premtuar realizim të mëtejshëm të reformave, veçanërisht në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Berisha ka folur në përfundim të raundit të rradhës së bisedimeve dy ditore me zyrtarët evropianë për marrëveshjen e asocim stabilizimit.
Përmes një deklarate Bashkimi Evropian ka theksuar se bisedimet me qeverinë shqiptare janë fokusuar në përmirësimin e sistemit të drejtësisë, çështjen e pronave, lirinë e mediave dhe administratën e doganave.
"Shumë shpejt ne do të vijmë në situatën e përfundimit të bisedimeve të asocimit", ka deklaruar Reinhard Priebe, drejtor për Ballkanin Perëndimor gjatë raundit të rradhës që po zhvillohet në Tiranë.
Nëse raporti i nëntorit do jetë i kënaqshëm marrëveshja mund të arrihet në fillim të vitit të ardhshëm, bëjnë të ditur burimet e Bashkimit Evropian.
XS
SM
MD
LG