Ndërlidhjet

PRISHTINË


Gjyqtari hetues i gjyqit të qarkut në Prishtinë u ka caktuar paraburgimin prej 30 ditësh dy pjesëtarëve të xhandarmërisë së Serbisë, Miki Millosavleviq dhe Sasha Mihajlloviq. Ky paraburgim u është caktuar për dyshime për vepra penale të armëmbajtjes pa leje, të falsifikimit të dokumenteve, të sulmit në personin zyrtar dhe për paraqitje të dokumeteve të rrejshme, ka thënë një avokat i pjesëtarëve të xhandarmerisë. Siç informon agjencia Beta, avokati i të arrestuarve, Zhivojin Jokanoviq ka thënë se prokurori kosovar, Nebojsha Boriçiq ka premtuar hetime të shpejta dhe efikase. Sipas avokatit, ekzistojnë indikacione se pjesëtarët e arrestuar të xhandarmerisë së Serbisë mund të akuzohen edhe për vepra të tjera penale në lidhje me sulmin e armatosur kundër kolonelit të policisë së Kosovës, Dejan Jankoviq. Pjesëtarët e xhandarmerisë së Serbisë, Millosavleviq dhe Mihajlloviq, që të dy me prejardhje nga Kosova, janë arrestuar të enjten në mbrëmje në fshatin Brod afër Shtërpces.
XS
SM
MD
LG