Ndërlidhjet

MOSTAR


Duke folur për Kosovën, ish ambasadori amerikan në Kroaci dhe në unionin Serbi – Mali i Zi, William Montgomery tha se bisedimet për statusin final të Kosovës, që priten të fillojnë këtë vit, do të rezultojnë me pavarësi për Kosovën nën disa kushte të caktuara. Siç transmeton agjencia zagrebase Hina, këto komente ai i bëri mbrëmë vonë në televizionin serb të Bosnjës. Ai mëtutje ka kritikuar ashpër kryeprokuroren e Tribunalit të Hagës, Carla del Ponte lidhur me pohimet e saj se Vatikani po e strehon të akuzuarin për krime të luftës, gjeneralin kroat, Ante Gotovina. Zoti Montgomery ka thënë se këto akuza janë absurde.
XS
SM
MD
LG