Ndërlidhjet

BEOGRAD


Ministri i jashtëm i unionit Serbi – Mali i Zi, Vuk Drashkoviq, në një letër dërguar presidentit të Parlamentit Evropian, ka kërkuar shqyrtimin e akuzave se të drejtat e minoritetit serb në Kosovë po shkilen. Siç është kumtuar nga zyra e tij, mëtutje, në këtë letër zoti Drashkoviq ka kritikuar Parlamentin Evropian për rezolutën e miratuar të enjten, në të cilën dënohet Beogradi për, siç thuhet, "shkelje të përsëritura të të drejtave të njeriut dhe mungesë të ligjit" në Vojvodinë, ku jeton minoriteti hungarez.
XS
SM
MD
LG