Ndërlidhjet

BAGDAD/UASHINGTON


Afro 1 mijë ushtarë amerikanë kanë filluar një ofensivë afër kufirit Irak – Siri në përpjekje për gjetjen e militantëve të al – Kaidës. Ushtria amerikane ka kumtuar se ky operacion filloi sot në orët e mëngjesit në qytetin Sadah në provincën Anbar. Burime spitalore kanë thënë se 10 persona janë vrarë ndërsa 15 të tjerë janë plagosur. Në qytetin Kirkuk, në veri të Irakut, nga një sulm me bombë janë vararë katër policë irakianë. Po sot është raportuar edhe për vrasjen e një ushtari amerikan dhe të një ushtari danez. Në Uashington, në fjalimin e tij javor në Radio, presidenti amerikan, u shpreh për përgatitjen e forcave të sigurisë së Irakut:
- Jam i inkurajuar nga rritja e numrit dhe të kapaciteteve të forcave të sigurisë së Irakut. Sot ata kanë më tepër se 100 batalione që operojnë në gjithë vendin dhe komandantët tanë raportojnë se forcat e Irakut po shërbejnë me efektivitet të shtuar.
XS
SM
MD
LG