Ndërlidhjet

logo-print

XHAKARTË


Presidenti i Indonezisë Susilo Bambang Yudhoyono sot i vizitoi lokacionet e tre shpërthimeve të djeshme.
Deri tash askush nuk e ka pohuar përgjegjësinë për sulmet, në të cilat e humbën jetën të paktën 25 veta kurse mbi 120 u plagosën.
Shefi i shërbimit anti-terrorist të Indonezisë, gjeneral majori Ansyaad Mbai tha se shpërthimet pothuaj simultane në pushimoren Bali, me gjasë janë shkaktuar nga sulmuesit vetëvrasës në bashkëpunim me Jemaah Islamiya, rrjetin rajonal, i cili shihet si krah i Al Kaidës.
Mbai tha se sulmet ishin të ngjashme me ato në Bali para 3 vjetësh, që lanë 202 të vrarë, shumica të huaj.
Kryeministri i Australisë John Howard tha se sulmet ishin goditje kundër demokracisë së Indonezisë.
Sulmet i dënuan edhe Shtetet e Bashkuara, Franca, Gjermania, Britania, dhe sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Kofi Annan.
Ndërkohë, ambasada e Shteteve të Bashkuara në Xhakartë i ka paralajmëruar shtetasit amerikanë se ata dhe interesat e tyre mund të jenë objekt i sulmeve në Indonezi.
XS
SM
MD
LG