Ndërlidhjet

BALI


Presidenti i Indonezisë ka tërhequr vëmendjen se ekzistojnë gjasat për sulme të reja terroriste, pas sulmit të djeshëm në Bali, që la së paku 26 të vdekur e mbi 120 të plagosur.
"Ne do të bëjmë më shumë përpjekje në nivel kombëtar për të luftuar terrorizmin. Do të rivlerësojmë masat e marra nëse janë të mjaftueshme për t'u mbrojtur dhe për ta luftuar terrorizmin. Ne jemi të vendosur për ta luftuar terrorizmin duke rritur bashkëpunimin rajonal e global", deklaroi presidenti indonezian.
Policia po shqyrton videot e atyre që besohet të kenë qenë atentatorët vetvrasës. Deri tani askush nuk i ka marrë përsipër sulmet, por besohet se ata i takojnë grupit terrorist Xhemah Islamija.
XS
SM
MD
LG