Ndërlidhjet

PRISHTINË


Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq ka njoftuar se më 6 tetor, organizon takimin e pestë me rradhë në mes të grupeve punuese të Prishtinës dhe Beogradit për çështjen e personave të pagjetur. Ky takim do të mbahet në Beograd dhe për qëllim do të ketë grumbullimin e informacioneve për fatin dhe vendndodhjen e personave të pagjetur në periudhën janar 1998 - dhjetor 2000. Punimet e takimit të rradhës do të zhvillohen në bazë të një liste të përkohshme që përmban emrat e 2929 personave të pagjetur.
XS
SM
MD
LG