Ndërlidhjet

LUKSEMBURG


Bashkimi Evropian ka shtyrë ceremoninë e paraparë për pasditen e sotme, që do shënonte fillimin e bisedimeve për anëtarësinë e Turqisë.
Bisedimet mes ministrave të jashtëm të Bashkimit Evropian po hasin në shumë vështirësi ka deklaruar minisitri i jashtëm i Britanisë, vendi i të cilit ka dhe kryesinë e rradhës së Unionit.
"Lidhur me atë se kur do të fillojnë bisedimet me Turqinë, mund të them se kjo është çështje që lidhet me atë nëse do jemi në gjendje të arrijmë një marrëveshje me Austrinë", tha shefi i diplomacisë britanike, Straw.
Austria po kundërshton anëtarësimin e mundshëm të Turqisë duke kërkuar një status alternativ për Ankaranë dhe jo anëtarësi të plotë.
Ministri i jashtëm britanik Straw i ka telefonuar disa herë gjatë ditës homologut të tij turk Gyl, për të bërë disa ndryshime në ftesën për bisedime, por kryeministri Erdogan ka ripërsëritur sot se Turqia nuk do pranojë asgjë më pak se anëtarësi të plotë.
XS
SM
MD
LG