Ndërlidhjet

BERLIN


Kancelari gjerman, Gerhard Schroeder, ka bërë të ditur se është i gatshëm të largohet nga detyra, dy javë pas mbajtjes së zgjedhjeve që e kanë lënë Gjermaninë në udhëkryq për qeverisjen e ardhshme.
Schroeder në një intervistë për televizionin gjerman RTL ka thënë se ai nuk do bllokojë proçesin nëse arrihet marrëveshja për një qeveri të qëndrueshme.
"Kjo nuk ka të bëjë me pretendimet e mia për udhëheqje, por ka të bëjë me udhëheqjen politike të partisë sime dhe janë ata të vetmit që mund të vendosin. Unë do pranojë çdo vendim të ekzekutivit të partisë pasi besoj se reformat që unë nisa duhet të vazhdojnë", tha Schroeder.
Nga ana tjetër udhëheqësja e Kristian Demokratëve, Angela Merkel ka kërkuar nga Social Demokratët përgjegjshmëri rreth kërkesave për qeverinë e re.
XS
SM
MD
LG