Ndërlidhjet

logo-print

PRISHTINË


Me ftesë të presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova, grupi negociator i përbërë nga udhëheqësit më të lartë të institucioneve të Kosovës dhe ata të opozitës, do të mblidhen të enjten në Prishtinë. Përveç karakterit konstituiv të tij, në këtë takim pritet që të diskutohet edhe platforma e Kosovës për bisedimet eventuale për statusin.
Avni Arifi, këshilltar i parë i kryeministrit të Kosovës, tha se pret që me këtë takim, përgatitjet e Prishtinës për bisedimet eventuale për statusin, të kalojnë në fazën finale.
XS
SM
MD
LG