Ndërlidhjet

ZAGREB


Udhëheqësit kroatw mirëpritën fillimin formal të negociatave për anëtarësi në Bashkimin Evropian. Presidenti Stipe Mesiq tha se ky është lajm i mirë. "Por nuk duhet të jemi euforik. Duhet të kuptojmë se ky është hapi i parë i rëndësishëm" tha Mesiq.
Bashkimi Evropian vendosi të fillojë bisedat me Zagrebin, pasi kryeprokurorja e Gjykatës së Hagës Carla Del Ponte tha se Kroacia po bënë gjithçka për të gjetur Ante Gotovinën, që kërkohet për krime kundër serbëve në vitet e 90-ta. Avokati i tij tha sot se Gotovina është i gatshëm të dorëzohet, nëse gjyqi do të bëhet në Kroaci.
XS
SM
MD
LG